Vdekja e Maradonës/ Vihet nën hetim mjeku i tij, dyshohet se neglizhoi në dhënien e mjekimeve

59

Mjeku i Diego Maradonës është akuzuar për neglizhencë mjekësore dhe policia po e trajton vdekjen si vrasje të mundshme.

Sipas DailyMail, policia ka bastisur klinikën e mjekut personal të futbollistit, Leopoldo Luque dhe po merret me hetimin e kësaj çështjeje.

Kërkimet kanë nisur, pasi vajzat e Maradonës, Dalma dhe Giannina, ditën e djeshme kanë vënë në dyshim nëse ilaçet që po përdorte futbollisti ishin të përshtatshme.

Ndërkohë, bëhet e ditur se Luque mund të merret në pyetje si dikush që është nën hetim zyrtar për dyshime si vrasës ose neglizhencë të mundshme, jo si një dëshmitar i thjeshtë.

Avokati i Maradonës, Matias Morla ka kërkuar një hetim të nivelit të lartë për përgjigje emergjente ndaj vdekjes së futbollistit në pension.

Diego Maradona një nga figurat kryesore të futbollit, ndërroi jetë para tre ditësh si pasojë e një arresti kardiak.