Vdes nga koronavirusi një tjetër artist/  Enrik Çefa ishte intubuar. Shuhet në moshën 75-vjeçare

317

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër artisti në Shqipëri.  Në raportimet e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë u theksuan se në vend kishin ndërruar jetë 4 persona, midis tyre edhe artisti shkodran Enrik Çefa. Ndërsa vetëm disa ditë më parë nga koronavirusi ndërroi jetë edhe skulptori Arben Bajo.

Çefa ishte shtruar në një prej spitaleve Covid në Tiranë dhe kishte 24 orë që ishte intubuar. Por ai nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin duke u shuar në moshën 75-vjeçare.Çefa ishte një nga muzikantët më të mirë të qytetit të Shkodrës. Ai ishte mësues muzike dhe i angazhuar në disa festivale për të rritur dhe fëmijë./Descript.al/