Vdiq nga kanceri, flet avokati “Dajes”: Do të bëjmë kallëzim, nuk është trajtuar si njeri

79

Avokati i Ragip Hajdinit, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm te Trauma ka deklaruar se do të bëhet kallëzim penal për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe burgut 302 për mënyrën se si është trajtuar i burgosuri.

Avokati Baftjar Rusi është shprehur se institucionet nuk kanë reaguar për shqetësimet shëndetësore të tij dhe e kanë neglizhuar të paktën dy muaj.

Ai theksoj që familjarët janë të indinjuar në maksimum për faktin se deri në momentin që është ngritur në revoltë burgu 302 ati nuk i është dhënë ndihmë mjekësore.

“Fatkeqësisht u njoftuam para dy orësh që ndërroi jetë. Në radhë të parë i shpreh ngushëllimet familjes. E kisha klient dhe ishte njeri model. Çfarë na detyronte është se jemi njerëz dhe tek ne ka humbur ky sens. Nuk është trajtuar si njeri. Ne do përgatisim një kallëzim për Drejtorinë e Burgjeve dhe burgun 302. Të afërmit dhe familjarët janë të indinjuar në maksimum për faktin se deri në momentin që është ngritur në revoltë burgu 302 ati nuk i është dhënë ndihmë. Nuk është konstatuar shkaku pse ai njeri vuante dhe kërkonte e ngulm që të shkojë dhe tu nënshtrohet strukturave të specializuara të shërbimit mjekësor, pasi kishte dhimbje të rënda në shpatull dhe bark. Të paktën rreth 2 muaj është neglizhuar në mënyrën më çnjerëzore. Pasi u ngritën në revoltë të burgosurit e kanë çuar në spitalin e Traumës. Kuprohej që ishte faza shumë e avancuar e sëmundjes. Kishte një masë shumë të madhe tumorale. U hoq ajo masë por nuk funksionoi më”- tha avokati.

/Descript.al/