Vendimi i papritur i Bashës, përjashton të besuarit e Berishës

2613

Kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar këtë të hënë se në kabinetin e tij qeveritar nuk do të ketë persona të cilët kanë shërbyer në poste ministrash në të kaluarën.

I ftuar në një nga emisionet televizive të mëngjesit, Basha gjithashtu ka thënë se do t’i përmbahet programit të shpalosur e për këtë në pozicionet e ministrave do të jenë persona me integritet, me profesionalizëm, që do të jenë në gjendje të mbajnë peshën e përgjegjësisë.

Uji rrjedh, jeta rrjedh. Në qeverisjen time nuk do të ketë anëtarë të kabinetit, që kanë shërbyer në të kaluarën, por do të ketë anëtarë me integritet, me profesionalizëm, që do të jenë në gjendje të mbajnë peshën e përgjegjësisë. Do të përbëhet nga individë, zonja e zotërinj të spikatur, në fushat e tyre profesionale, që do të bëjnë të mundur krijimin e një kulture të re politike. Kjo na karakterizon neve si ekip, por edhe mua. Politika sot është bërë një fjalë e pisët, sepse ka hyrë dhunshëm në jetën e shqiptarëve, duke rënduar problemet. Ndërsa politika siç e shoh unë nuk mund të jetë një teatër, në kurriz të aspekteve të bashkëjetesës. Specialistët e fushave të ndryshme duhet të kenë hapësirën për të kontribuar. Ndo të thoja një ndryshim me çdo lloj përqasje ndaj qeverisjes që mund të kemi pasur në këto 30 vite, për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar.-është shprehur Basha

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.