Vendimi për mbylljen e shkollave/Fico: Shumë fëmijë janë shtruar në spitale, kolliten dhe…

164

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka shpjeguar motive që e kanë çuar Komitetin Teknik të Ekspertëve për mbylljen e shkollave dhe alternimin e mësimit online me fizik.

Në një lidhje me Skype Fico tha se kjo gjë është bërë për shkak të infeksioneve respiratore, duke qenë se jemi futur zyrtarisht në stinën e dimrit.

Sipas Ficos, në shumë spitale, janë shtruar shumë fëmijë që kanë simptoma të ndryshme, që u përkasin virozave stinore.

Jemi futur në një periudhë shumë të ftohtë të dimrit. Në shumë spitale ka pasur shtrime të fëmijëve. Nuk ka asnjë këmbanë alarmi, por fëmijët janë shtruar në spitale. Kanë pasur simptoma të viroza stinore. Nuk është sars-cov 2 por është një masë e marrë që të mos shkojmë drejt një infektimi,”- tha Fico.