Vetëm 45-vjeç, ndahet nga jeta shefi i policisë në Shqipëri

3844

Një lajm i trishtë vjen nga radhët e uniformave blu, ku ka ndërruar jetë në moshë të re shefi i komisariatit të Lushnjes Adrian Matani.

Kanë miqtë dhe kolegët e tij që kanë dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Matanit. Mësohet se Matani u nda nga jeta në moshën 45 vjeçare pas një sulm pësoi në zemër në banesën e tij në Tiranë.

Edhe pse u dërgua në spital nga familjarët e tij, ai nuk mundi të jetonte.