Vetëm me 3 hapa, si të përgatisni në shtëpi bukë me fara liri

367

Liri është i pasur me Omega 3, ul presionin e gjakut… është i pasur me antioksidantë dhe mund të zvogëlojë rrezikon nga sëmundje të ndryshme

Fara e lirit është shumë e pasur me vlera ushqyese kalorike. 100 gr fara mbajnë 534 kalori ose 27% e nivelit të përditshëm të nevojshëm.

Ato poashtu janë të pasura edhe me vitamina dhe minerale si: vitaminat B1, B2, B12, hekur dhe zink. Farat e lirit përmbajnë sasi të mëdha të fibrave dhe kaliumit.

Nëse nuk keni miell liri, farat e lirit mund t’I hidhni në procesor për ushqim dhe t’i bluani.

Përbërësit:

▪ 3 filxhanë miell gruri,

▪ 1 filxhan miell liri,

▪ 1 lugë çaji kripë,

▪ 2 lugë sheqer,

▪ 1 lugë tharmë të thatë,

▪ 1 filxhan ujë të vakët,

▪ fara liri.

Gatimi:

Në enë përzieni përbërësit e thatë dhe me ujë të vakët ngjishni brumin.

Lëreni të qëndrojë në vend të ngrohtë rreth një orë.

Kur brumi të bymehet, formoni sipas dëshirës dhe vendosni në tepsi në të cilën keni vendosur më parë letër për pjekje.

Lëreni në vend të ngrohtë rreth 30 minuta.

Lyeni me të bardhë të vezëve, hidhni farat e lirit sipër dhe piqeni në 180 gradë Celsius rreth 20 minuta.