Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka ndërprerë 2 herë fjalën deputeti Adriatik Alimadhi , nën pretendimin se fjala e tij nuk ishte për procedurë.
Ky vendim nuk është mirëpritur nga Alimadhi i cili i ka thënë Ruçit: E dimë qe je komunist i thekur por zbato të drejtat e njeriut.
Më pas debate mes tyre ka vijuar, deri kur kreu i Kuvendit e ka përjashtuar nga seanca dhe i ka kërkuar punonjësve të gardës ta nxjerrin jashtë Kuvendit.