Video/ Arbana Osmani rikthehet në ekran dhe zbulon si do të duket në natën e parë të emisionit

754

Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj u bënë prindër në muajin tetor të vitit të shkuar. Moderatorja ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, i cili është një djalë. Lajmin e ëmbël e bëri me dije regjisori me anë të një postimi në rrjete sociale ku ndau dhe emocionet, ndërsa këta muaj kanë qenë mjaft të ngarkuar për çiftin.

Megjithatë moderatorja ka treguar se do të rikthehet në ekran me emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur”, i cili do të nisë transmetimin në ekran në muajin shkurt.

E mesa duket sot ka nisur dhe regjistrimi i puntatës së parë të emisionit dhe Osmani nuk ka nguruar të ndajë disa nga momentet që me siguri i kishin munguar. Madje ajo ka zbuluar edhe look-un e saj në natën e parë të emisionit.

 

Në videot e shpërndara prej saj në Instagram Story shihet se Arbana ka veshur një fustan të shkurtër ngjyrë bezhë, i cili e shfaqte në super formë, edhe pse pak muaj më parë ajo solli në jetë Diellin. /Descript.al/