VIDEO/ Arbana Osmani ‘thumbon’ publikisht emisionet e showbizzit në Shqipëri

340

Arbana Osmani është pjesë e ekranit dhe gazetarisë shqiptare prej vitesh. Ajo njihet për publikun e gjerë për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj në punë, mirëpo në lidhje me kolegët është mjaft e rezervuar.

Ditën e sotme nuk ka nguruar të shfaqë mendimin e saj lidhur me një nga emisionet e showbizzit në vend. Arbana ka ndjekur programin e gazetarit Ervin Kurti ku çdo javë ftohen personazhe publikë dhe zhvillojnë intervista të ndryshme duke bërë punë në zona rurale.

Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ vlerësimin për formatin televiziv që transmetohet në ‘Top Channel’, duke mos lënë mënjanë as ‘thumbat’ për emisionet e tjera rozë.

 

“Bravo Ervin Kurti për këtë rubrikë kaq simpatike, nga të paktat hapësira jovulgare të showbizit në tv tona. E shoh me qejf sa herë e rastis”, shkruan Osmani. /Descript.al/