(Video) Biden diskuton me nxënësit e klasës së 5-të rreth mësimit online/ Ato përgjigjen pa filtra

51

Nxënësit e klasës së 5-të të Virxhinias i thanë Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden të hënën se mësimi virtual u dha atyre mundësinë për të ngrënë, dremitur dhe madje edhe gabime të rreme teknike për të shmangur përgjigjen e pyetjeve.

Shkolla Fillore Yorktown, tani është e hapur katër ditë në javë pasi që e mërkura bëhet pushim në mënyrë që të pastrohet.

Njëri nxënës u shpreh: “në rast se po na mbylleshin sytë, dremitnim pak”. Një tjetër tha, “kur mësuesja po përkushtohej tek një nxënës tjetër mund të haje dhe ishte kënaqësi.” Megjithatë, një tjetër student shtoi se, “Nëse nuk e dinim pyetjen, thjesht mund të pretendonim sikur mikrofoni nuk na funksiononte”.

Ndërsa përgjigjet ndaj pyetjes së presidentit nëse u pëlqente mësimi online ishin këto:

“Ishte në rregull”, tha njëri teksa disa të tjerë mohonin në heshtje.

“Nuk më pëlqeu mësimi online, ishte e tmerrshme,-tha një tjetër.

“Më pëlqeu”, tha një tjetër student.

“Ishte e vështirë, por përfundoi se ishte mjaft e mirë dhe unë padyshim preferoj këtë mënyrë”, tha një tjetër.

Mësuesja e klasës nuk kaloi pa përmendur përfitimet e të mësuarit online. Megjithatë një studim vitin e kaluar nga Fairfax County, Zyra e Shkollave Publike e Kërkimit dhe Përmirësimit Strategjik tregon se nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme po shohin më pak sukses akademik si rezultat i mësimit online.

Administrata e Biden, ndërkohë, është përballur me kritika për konsultimin me Federatën Amerikane të Mësuesve (AFT), sindikata e dytë më e madhe e mësuesve në vend, mbi udhëzimet e saj të rihapjes së shkollës./FoxNews

Descript.al