Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Miami të Shteteve të Bashkuara, ku një 70-vjeçar ka ndërruar jetë nga Covid-19.
Por nuk është ky lajmi që e bën të rëndë këtë ngjarje, pasi sipas mediave amerikane, familjarët e viktimës, kanë paditur një dyqan ku ai punonte për shkak të vdekjes së tij, sepse kjo kompani nuk i kishte lejuar punonjësit të mbanin maskë gjatë orarit të punës.
Herhardo Gutierres, që punonte në Miami, ka ndërruar jetë më 28 prill nga komplikimet e shkaktuara nga COVID-19, thuhet në padinë e ngritur që i është dërguar gjykatës në Miami.
Kompania ku Gutierres kishte punuar, ua kishte ndaluar punonjësve të bartin maska dhe doreza, pavarësisht thirrjeve të ekspertëve shëndetësorë që të mbrohen nga Covid-19.
Gjithashtu në padi thuhet se ka pasur shumë punonjës brenda dyqanit, që ka qenë e pamundur të respektohet distanca sociale fizike.
Një punonjës i dyqanit ka thënë se janë urdhëruar shkurt:
“ose punoni pa maska ose shkoni në shtëpi”.
Gjithashtu një punonjës tjetër ka deklaruar se ata nuk guxonin të mbanin maskën pasi eprorët u kishin thënë se një veprim i tillë do të shkaktonte panik te blerësit.