VIDEO- Brazil/Ndeshja degjeneron në grushte e shkelma në fytyrë, gjyqtari nxjerr 10 kartonë të kuq

159

Finalja e kampionatit në Brazil për moshat U-17 midis Fluminenses dhe Athletico Paranaense përfundoi me një sherr masiv ku u përfshinë të gjithë lojtarët dhe stafet teknike e kishin të pamundur ti ndanin.

Sherri nisi në fund të ndeshjes, pas një debati midis dy lojtarëve dhe João Neto i Fluminenses, mori një goditje fluturuese në fytyrë. Grushta, shkelma në fytyrë dhe asnjë goditje e ndaluar në atë që e detyroi arbitrin e ndeshjes të tregonte 10 kartonë të kuq. Mund të thuhet që Fluminense mori një fitore të dhunshme me rezultatin 1-2.