(VIDEO) Dafina Zeqiri feston datëlindjen, surprizohet nga partneri në mënyrën më të veçantë

50

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është një nga artistet më të komentuara dhe më të pëlqyera shqiptare. Ajo merr shpesh vëmendjen për shkak të paraqitjes por edhe projekteve muzikore, të cilat shpesh janë kthyer në hite.

Teksa është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan shpesh momente nga jeta e saj e përditshme, ditën e sotme vëmendjen e ka ‘vjedhur’ në një mënyrë mjaft të veçantë. Ajo feston datëlindjen dhe partneri i saj, Dj Geek ka publikuar një fotografi me të në orët e para të mëngjesit duke e uruar kështu në mënyrën më të veçantë.

Nuk kishte si të mungonte as një surprizë në mesnatë! Dafina u befasua nga i dashuri i saj, i cili kishte përgatitur një festë surprizë për të në oborrin e shtëpisë ku kishte shkruar me të madhe numrin 32, festë që u shoqërua me fishekzjarre.

 

“Faleminderit i dashur për surprizën”, shkroi këngëtarja krahas videos.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.