VIDEO-Derbi i Milanos/ Kuqezinjtë marrin përpara Interin, Ibra shënon 2 gola të shpejtë. Përgjigjet Lukaku

100

Derbi i Milanos, midis Interit dhe Milanit që po luhet në këto momente ka nisur furishëm që në minutat e pjesës së parë.

Kështu Milani ka kaluar në avantazh që në minutën e 11-të me anë të Zlatan Ibrahimoviç i cili shëndërroi në gol një penallti të fituar në zonë. Një goditjen e parë, Ibrahimoviç u ndal nga portieri i Interit Handanoviç, por më pas goditja ishte vendimtare duke kaluar në avantazh kuqezinjtë.

Interi tentoi të kundërpërgjigjej përmes kundërsulmeve, por vetëm 4 minuta pas shënimit të golit të parë, Milani gjen të dytin dhe sërish me Ibrahimoviç. Ky i fundit shënon me lehtësi pas një krosi nga e majta të Raffael Leao.

Nga ana tjetër, Interi ka tentuar përgjatë minutave në vijim dhe arriti të gjejë golin në minutën e 28 duke ngushtuar shifrat në 1-2./Descript.al/