(VIDEO) E ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor, Rama prezanton “E-Transport”

79

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social një video ku shpjegon se si do të jetë në të ardhmen transporti rrugor ndërqytetas, ku shërbimi pritet të digjitalizohet.

Rama shkruan se përmes një platofme inovative të quajtur “e-Transport”, do të jetë e mundur blerja online e biletës, zgjedhja e linjës së transportit e gjithashtu edhe ccmimi i biletës.

Biletimi elektronik online, do të ofrohet përmes një aplikacioni në celular dhe do të jetë i përdorshëm për: 520 linja, 242 operatorë dhe 2.282 mjete.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport.

Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit

Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit

APLIKACIONI FALAS për:

520 linja

242 operatorë

2,282 mjete

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.