(VIDEO) “E dinë të gjithë që Meta ka bllokuar fondet”/ Rama akuza nga Vlora: Kemi negociuar me fondin Saudit, por presim autorizimin formal që nga nëntori

118

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të hënë në Vlorë, punën për projektin e ri të infrasrtukturës turistike në zonën që do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën dhe Orikumin.

I shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Dritan Leli, Rama akuzoi presidentin Meta se ka bllokuar një pjesë të investimeve për realizimin e këtij projekti.

Rama thotë se qeveria ka që muajin Nëntor të 2020 që pret plotfuqinë për një autorizim formal nga presidenti Ilir Meta, pasi është bërë gjithë negociata me fondin Saudit.

 

“Nuk kemi dashur të bëjmë debat publik të politizuar për këtë por është fakt që qysh nga fillimi i nëntorit që presim plotfuqinë për një autorizim formal  nga presidenti pasi kemi bërë gjithë negociatën me fondin Saudit dhe faktikisht është bllokim total sepse në momentin që nuk i jepet plotfuqia ne nuk e realizojmë dot.

Është një fond i konsiderueshëm për të zhvilluar projektin në dy drejtime. E para gjithë rehabilitimin dhe sistemimin e kësaj rruge që është deri poshtë në Rradhimë dhe pastaj në Orikum plus rrugën tjetër sepse pjesën e Rradhimës e kemi premtuar me kohë sepse do ta bëjmë duke futur elementë të Lungomares”, tha Rama.