(VIDEO) E rëndë në aksin Elbasan – Librazhd, 40-vjeçarja bie në pusetën anës rrugës, transportohet me urgjencë për në spital

90

Një grua 40-vjeçare ka rënë në një pusetë në afërsi të fshatit Mirakë në rrugën interurbane që lidh Elbasanin me Librazhdin.

Sipas Policisë së Shtetit, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shpëtimin e saj.

Policia përmes një deklarate për media ka njoftuar gjithashtu  se gruaja aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Librazhd / Informacion paraprak:

Më datë 23.10.2020, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mirakë, shtetasja D.J., 40 vjeç, aksidentalisht ka rënë në një tumbin e cila ishte në anë të rrugës.

Me marrjen e njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje ku ka ndihmuar dhe nxjerr shtetasen e cila është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.