VIDEO/ Edi Rejan e plasin sërish në tokë, këtë radhë janë çekët që ‘kapen’ me trajnerin e Shqipërisë

488

Trajneri i kombëtares shqiptare Edi Reja është rrëzuar sërish në fushë. Këtë radhë ka qenë një lojtar i Çekisë, pasi asaj që ndodhi në sfidën e kaluar me Uellsin.

Në atë duel ishte Manaj që u shty nga një kundërshtar dhe më pas lushnjari përfundoi duke shtyrë teknikun italian.

Sonte një prej lojtarëve të Çekisë e shtyu lehtë Rejën, i cili përfundoi i shtrirë dhe pati tension në fushë nga stafi i Shqipërisë dhe lojtarët.