VIDEO – EMRAT / Të burgosurit rrahin brutalisht gardianin, kamerat e sigurisë fiksojnë momentin e rëndë

225

Kamerat e sigurisë brenda një burgu të sigurisë së lartë në Britaninë e Madhe kanë kapur momentin kritik, kur dy ekstremistë islamikë sulmojnë brutalisht gardianin duke e goditur me shufra të hekurta.

Brusthom Ziamani, 25-vjeç dhe Baz Hockton, 26, kanë sulmuar gardianin Neil Trundle në burgun e Whitermoor në Cambridgeshire.

Në video shihen Ziamani dhe Hockton duke e ndjekur Trundlen, i cili kishte shkuar në kuzhinë për të marrë një lugë të cilin e fusin më pas me dhunë dhe fillojnë ta godasin.

Si pasojë e sulmit Trundle ka pësuar lëndime të shumta trupore, ndërsa pas ndërhyrjes së gardianëve tjerë Ziamani dhe Hockton janë prangosur menjëherë dhe janë futur nëpër qeli të ndryshme.