(VIDEO) Fiter Bajrami/ Basha në KMSH: Lutje të pranuara, zoti e bekoftë Shqipërinë

65

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka shkuar për vizitë në selinë e Komitetit Mysliman të Shqipërisë, me rastin e festës së Fiter Bajramit. Basha u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Fiter Bajramin dhe agjërim të pranuar e shpresë të përtëritur.

Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të ripërtëritur, Zoti ju bekoftë ju, ju begatoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha kreu i PD, Lulzim Basha.

Sot besimtarët myslimanë në mbarë vendin festojnë ditën e Fiter Bajramit. Pas një muaji agjërim, sakrificë, lutje dhe adhurim ndaj zotit besimtarët janë mbledhur sot bashkë për faljen e Namazit.

Edhe pse në kohë pandemie, përsëri qytetarët kanë dalë në sheshin “Skënderbej”.

Sipas njoftimit që bëri një ditë  më parë KMSH, programi nisi në orën 05:40 dhe mbaroi në 06:20.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.