VIDEO/ Flet e mitura nga Bulqiza: Ja si 53-vjeçari më ndoqi dhe më ngacmoi me….

169

Një 53-vjeçar nga fshati Viçisht i Bulqizës akuzohet nga një e mitur për tentativë për përdhunim.

14-vjeçarja ka shpëtuar nga duar e të dyshuarit Bujar Lika falë ndërhyrjes së fadromisti. E mitura e shoqëruar nga familjarë të asaj ka bërë denoncimin në polici dhe 53-vjeçari është arrestuar.

Gjithashtu bëhet e ditur se 14-vjeçarja kishte qenë tek gjyshërit në fshatin Gjoricë, kur Lika fillimisht e ngacmoi me fjalë në rrugë dhe nisi ta përndjekë, transmeton Abc News.

Në dëshminë e saj e mitura ka thënë: “Burri më ka ndjekur rrugës kur shkoja tek shtëpia e gjyshit. Ai nisi të më ngacmojë me fjalë dhe më pas tentoi të më prekë. Në atë moment më erdhi në ndihmë një fadromist dhe e rrahu. Kështu shpëtova nga ai dhe nuk më ndoqi më.”

I akuzuari Bujar Lika në zonë njihej si përdorues alkooli. Prej tre muaj i kishte ndërruar jetën dhe bashkëshortja dhe prej asaj kohe në fshat bënte sjellje të pahijshme.