VIDEO-Gratë kapen për flokësh për maskën/ Plas edhe goditja me kokë

233

Një video po bën xhiron e rrjetit teksa tregon një grua në një dyqan në Londër e cila sulmon një blerëse tjetër pasi ajo refuzoi të vendoste maskën.

Në video shihet momenti kur gruaja e godet gruan tjetër me kokë. Në dalje të dyqanit ishin një grup grash të cilat po prisnin radhë për të hyrë në dyqan teksa njëra refuzoi të vendoste maskën.

Pasi futet brenda, njëra nga gratë grushton dhe shkelmon gruan tjetër që ishte shtrirë në tokë ndërsa një anëtar i stafit duket se qëndron duke parë.

Një grua e tretë përpiqet të ndalojë një burrë që filmon sulmin ndërsa kalimtarët e tjerë hyjnë për të ndaluar sherrin.