VIDEO/Ilir Beqaj: Çfarëdo që të ndodhë, ne do fitojmë më 25 prill. Vetëm Rilindja e bën këtë vend

229

Deputeti Ilir Beqaj ka theksuar se çfarëdo që të ndodhë Partia Socialiste nuk bie nën 72 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Unë besoj se, çfarëdo që të ndodhë, ne nuk biem nën 72 mandate, bazuar në vlerësimin tim qark pas qarku. Mund të mos marrim dot 78, por në vlerësimin tim, ne minimalisht 72 mandate i kemi të garantuara”, ka thënë Beqaj në një intervistë për “A2”.

Sipas Beqajt, shqiptarët do t’i japin Partisë Socialiste një mandat të tretë, pasi sipas tij, kjo parti  është e vetmja forcë që ka vendosmërinë edhe zotësinë për t’u përballur me sfidat që i hapen Shqipërisë.

Jo vetëm për çfarë kemi bërë në këto 7 vite, por në kuptimin se çfarë nevojash lindën në këto 7 vite, sidomos mënyra se si ne jemi përballur me rrezikun që i kanosej Shqipërisë nga tërmeti dhe pandemia. Ne jemi e vetmja forcë që kemi edhe vendosmërinë edhe zotësinë për t’u përballur me sfidat që i hapen Shqipërisë në dekadën e re, edhe në kontekstin e pandemisë. Kush ka marrë angazhime në vitin 2013, i ka përmbushur dhe tejkaluar. Ka bërë edhe në rastin e tërmetit, në 14 muaj, atë që s’ka bërë në 30 vjet asnjë vend tjetër. Ne kemi për 12 muaj nga dita e tërmetit shkolla të përfunduara”,- u shpreh deputeti i PS-së.