VIDEO-Iu vra në 21 janar 2011/vëllai i Hekuran Dedës: Shoqëruesi i Berishës erdhi në 11 të natës me çantat me euro me vete!

489

Një nga vëllezërit e Hekuran Dedës, i mbetur i vrarë gjatë protestës së 21 janarit, ka tronditur me dëshminë e tij, duke thënë se në orën 23:00 të natës, pasi kishte ndodhur ngjarja tragjike, shoqëruesi i ish- kryeministrit Sali Berisha u kishte shkuar në shtëpi me çanta me euro. “Ne nuk jemi nga ato që shesim gjaku”, i tha ai ministres së Shtetit, Elisa Spiropalit, e cila këtë të shtunë i shkoi për vizitë familjes Deda, pasi qeveria i shpalli 4 viktimat e 21 janarit “Dëshmorë të atdheut”.

“Ata janë kriminela, se po të kishin qenë aq të pastër, na ofruan valixhet me euro këtu, në 11 të natës. Ne nuk jemi nga ata që shesim gjakun. Erdhi shoqëruesi i Berishës, ça pret populli sot, u bënë 10 vite. Janë kriminela. Akoma më dhembin sytë kur i shoh në media, dalin aty kriminela. Populli do i gjykojë”, tha vëllai i Hekuran Dedës.

Vëllai tjetër vë theksin se si ajo qeveri fshehu provat me anë të mjekut, Sami Koçeku i cili deklaroi se protestuesit ishin qëlluar nga afër.

“Ishte ai doktori që i kishte lidhur kokën vëllait dhe pastrua, ai kollceku, ai ka qenë. Ka fshehur provat”, rrëfen ai.

Megjithatë, nëna e Hekuranit, shprehet e bindur se një ditë do të bëhet drejtësi.

“E drejta do të dalë, do të vonojë, por pa dalë nuk ka me ndjenjë”, u shpreh ajo.

Që drejtësia do të vihet në vend, i sigurioi edhe Spiropali, teksa gishtin si fajtor kryesor e drejtoi qe qeveria e aso kohe me në krye Sali Berishën.

“Qeveria mendoi, kryeministri, që t’i shpallte “Dëshmorë të Atdheut” se ajo vrasje ishte e paimagjinueshme për ne dhe gjithë shoqërinë, dhe fshehja e provave është vrasje për herë të dytë. Pengimi i drejtësisë dhe gjithçka tjetër. Plaga juaj nuk është mbyllur, por ne do bëjmë maksimumin të jemi me ju gjithmonë. Dolën në ekrane. Kamerat i kanë fshirë të kryeministrisë, gardistët nuk i dorëzuan në kohë, nuk lanë gurë pa fshehur vrasjen dhe e themi me zë të lartë se kështu është”, u shpreh ajo.