(VIDEO) Ja objektivi / Përplasje me armë mes grupeve rivale në Elbasan, të përfshirë emra të njohur për policinë

164
PAMJE NGA VENDI I NGJARJES

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit, ku raportohet se janë shënuar të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja është regjistruar në afërsi të stadiumit të qytetit, ndërsa raportohet se disa persona kanë qëlluar me armë drejt një automjeti në lëvizje.

Sipas informacioneve të para, në konflikt janë përfshirë 4 persona dhe tre mjete, ndërkohë që fillimisht janë përleshur fizikisht mes tyre.

Më pas, personat që janë ende të paidentifikuar, kanë përdorur armët, nga ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.

Në vendngjarje është gjetur vetëm një mjet tip ‘Mazda’, me targa AA 305 SP, ndërkohë që dy mjetet e tjera janë larguar, së bashku me personat që janë përfshirë në konflikt.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka bërë të mundur dhe këqyrjen e mjetit Mazda, ndërkohë që nuk ka ende detaje lidhur me identitetin dhe arsyet që kanë çuar personat drejt këtij konflikti.

Mësohet se objektivi i atentatit ka qenë Ervis Çausholli, i cili ka mundur t’i shpëtojë plumbave.

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

(Descript.al)