(VIDEO) “Kam akoma ndjenja për ty” dalin pamjet e Sindit dhe Muratit në prapaskenë

1297

Sindi dhe Murati janë dy nga personazhet në “Për’puthen” të cilët kanë pasur shumë takime mes tyre dhe të gjithë fansat dhe publiku i gjerë mendonin se shumë shpejt do të dilnin çift nga spektakli i dashurisë.

Mirëpo teksa Sindi ishte deklaruar se ishte në emision vetëm për Muratin, ky i fundit doli në një takim me një nga vajzat e reja të programit duke shkëmbyer gjithashtu momente romantike me të. Pas këtij veprimi ka pasur mjaft lëkundje në marrëdhënien e tyre, ndërsa është publikuar edhe një video në prapaskenë ku Sindi shfaqet mjaft e lënduar.

Murati i shkon nga pas konkurrentes ndërsa ajo përpiqet ta shmangë dhe ecën para duke i thënë se është një ndër ata persona që e ka lënduar më shumë.

 

“Kam ndjenja akoma për ty, por më ke lënduar”, dëgjohet t’i thotë Sindi-Muratit me sytë e përlotur.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. 

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.