(VIDEO)/ “Ku je ti? Nuk ke ardhur?”, Fationi publikon bisedat me Melisën dhe hedh akuza të rënda

551

Fation Kuqari, ish konkurrenti i “Për’puthen” u largua nga emisioni ku kishte shkuar për të gjetur një partnere pasi u përfshi në një debat me një nga pjesëmarrësit e rinj në program, Erin. Situata mes tyre degradoi në ofendime e sharje banale, madje djemtë tentuan edhe të godisnin njëri-tjetrin, duke shqetësuar të pranishmit në studio.

Pas kësaj Kuqari nuk u rikthye më në “Për’puthen” dhe ndau dhe vendimin e tij me fansat në rrjetin social ‘Instagram’ duke mos nguruar të hedhë akuza ndaj emisionit.

“Me gjithë respektin ndaj produksionit dhe autores ju njoftoj se do largohem nga “Përputhen”. Kjo për shkak se nuk mund të bëhem dot pjesë e gjithë intrigave, mashtrimeve, viktimizimeve, lotëve të krokodilit dhe dyfytyrësisë që tjetër janë dhe tjetër hiqen para publikut. Këto ditë më kanë ardhur shumë mesazhe ku më pyesin apo më kritikojnë që dal nga vetja apo për zërin tim të lartë, dua t’iu them që Fationi del nga vetja kur sheh hipokrizi me kamera fikur, kur të gjithë e dinë për çfarë flet Fationi por kur ndizen kamerat të fryjnë dhe thonë ‘Thuaje po je burrë’ ose ‘Hë thuaje se je mësuar me sulme’. Ka pasur disa puntata që jam penduar që ka degraduar situata, jo për ata që janë atje, po për familjen që më ndjek apo për këdo që ka pasur simpati për mua”, shprehej ndër të tjera Fationi në një status të publikuar në llogarinë e tij personale.

Pas një debati me Melisën, një nga vajzat konkurrente ai tha se vajza ishte në një lidhej dashurie me djemtë e programit por e mbante të fshehtë. I ftuar në emisonin “Roped With Olsi”, Kuqari u shpreh se brenda “Për’puthen”, Melisa është personi më i shtirur.

Teksa ju kërkua që të tregonte publikisht bisedën e fundit me të në WhatsApp, ish konkurrenti nuk nguroi.

“Ku je ti? S’ke ardhur”, ishin fjalët e fundit që ata kishin shkëmbyer me njëri-tjetrin, por Fationi sqaroi se këto mesazhe ishin shkruar shumë kohë më parë qëkur Melisa ishte bërë pjesë e emisionit. /Descript.al/