(VIDEO) Lajmi i fundit/ Vritet me armë zjarri një person në Vlorë

183

31-vjeçari i identifikuar si Taulant Gjikaj ka qënë këtë të mërkurë “shënjestër” e një atentati me breshëri automatiku në rrugën Transballkanike në Vlorë, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”.

Burime jo zyrtare thonë se ndaj këtij personi është qëlluar nga një makinë e cila ka qënë në ecje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike përballë Gjykatës së Apelit në Vlorë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.