VIDEO/ “Lori është ndryshe nga femrat e tjera”, Mozzik dhe Loredana rikthehen në krahët e njëri tjetrit dhe e pranojnë publikisht

95

Çifti shumë i përfolur i showbizzit, Loredana dhe Mozzik u ndanë disa kohë më parë. Të dy dukeshin shumë të dashuruar së bashku dhe fryt i marrëdhënies së tyre është dhe vajza me emrin Hana. Por mesa duket gjërat morën rrjedhë tjetër dhe ata u ndanë.

Mirëpo këtë periudhë nuk kanë qenë të pakta rastet kur çifti janë parë së bashku prandaj mediat nisën të shkruanin se dyshja mund të ishte rikthyer së bashku. Më në fund, ky lajm u zyrtarizua nga vetë protagonistët të cilët kanë pranuar se janë në krahët e njëri tjetrit.

Me anë të një dokumentari që Loredana Zefi ka publikuar në platformat ‘online’ ka ndarë shumë detaje nga jeta private por edhe ajo profesionale. Në pamje shihet se ajo dhe Mozzik kanë bërë tatuazhe dedikuar njëri tjetrit por  nuk kanë munguar as rrëfimet romantike të dashurisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @mtvks

“Lori është një tip më ndryshe se femrat e tjera. Ka dashur Zoti kam gjetur një person që e kam besuar shumë, e kam dashur shumë. Mendoj që çdo gjë që na ka mbajtur, na ka mbajtur bashkë pasi kemi përjetuar shumë gjëra bashkë”, janë disa nga fjalët e Mozzik shoqëruar me pamje shumë të afërta me partneren e tij.

Tanimë rikthimi mes tyre është zyrtar dhe kjo i ka gëzuar pa masë fansat e dyshes. /Descript.al/