VIDEO/ Makina kthehet përmbys, shoferi humb krahun nga aksidenti i rëndë

275

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Brighton të Sussexit në Angli, ku një mjet është përplasur me tabelat orientuese në rrugë.

Shkak i aksidentit është bërë pakujdesia e shoferit i cili po shkruante në telefon ndërkohë që po drejtonte mjetin.

Makina e tij u rrokullis disa herë dhe videoja e xhiruar brenda një makine tregon qartë momentin tronditës të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit ishte dëmtuar aq shumë, sa mjekët janë detyruar t’i presin krahun për t’i shpëtuar jetën.

Videoja është publikuar nga policia si një shenjë ndërgjegjësimi për qytetarët e tjerë që të kenë kujdes teksa janë duke ngarë makinën.

/descript.al/