(VIDEO) “Më duket sikur jemi vetëm”/ Prekje dhe ledhatime në dhomën e masazhit, konkurrentja nuk përmbahet

124

“Love Story” është spektakli më i ri i dashurisë, ku plot tetëmbëdhjetë vajza nisën të garonin për t’i fituar zemrën një djali. Mbrëmja e djeshme ka shënuar dhe natën e tretë të emisionit, ku janë zhvilluar takime të ndryshme mes Saimir, djalit protagonist dhe disa vajzave që ai ka zgjedhur.

Një nga ambientet ku është zhvilluar një prej takimeve është një dhomë saune, në të cilën një nga konkurrentet ka shprehur dëshirën për t’i bërë masazh protagonistit apo ‘princit’. Nga pamjet që janë publikuar në spektakël nuk kanë munguar provokimet, ledhatimet dhe skenat e nxehta, ndërkohë që vajza nuk stepet para prezencës së kamerave duke vijuar me prekjet e masazhin: “Më duket sikur jemi vetëm ne këtu”, thotë ajo.

Kanë qenë të shumta reagimet në studio, ku konkurrentet e tjera shprehën mendimet e tyre lidhur me veprimet dhe ngjarjen. /Descript.al/