VIDEO/ “Më thuaj një dëshirë”, Fjoralba Ponari prezanton projektin e ri televiziv

265

Moderatorja mjaft e dashur për publikun, Fjoralba Ponari njoftoi disa ditë më parë me anë të një postimi në ‘Instagram’ se dëshira e saj më e madhe për këtë vit ishte realizuar. “Mua mu plotësua dëshira. Mezi pres ta ndaj me ju!”, shkroi Fjoralba, duke lënë të kuptojmë se realizimi i saj lidhej me jetën profesionale dhe se shumë shpejt ajo do ta ndante me publikun.

Ndërkohë Ponari ka finalizuar projektin e shumëpërfolur dhe e ka ndarë atë me publikun në rrjete sociale. Me anë të një videoje të publikuar në ‘Instastory’, moderatorja simpatike tregoi se emisioni i ri që do të drejtojë lidhet me fëmijët dhe realizimin e disa dëshirave të tyre.

 

“Më thuaj një dëshirë”, është titulli i formatit televiziv, i cili nga pamjet premton dhurimin e emocioneve të forta nga bota e vogëlushëve. /Descript.al/