VIDEO/ Milani turpërohet 3 me 0, Atalanta i jep leksion futbolli

108

Kanë përfunduar dy takimet e javës së 19-të të Serie A. Milani pëson një humbje me shifrat 3-0 përballë Atalantës, ndërsa Inter bllokohet në një 0-0 përballë Udineses në Friuli.Milan gjeti përballë një skuadër të mirorganizuar dhe shumë cinike në daljet në sulm, e cila me plot autoritet triumfoi.

Takimin e zhbllokoi Romero në minutën e 26-të, ndërsa Ilicic shndërroi në gol një 11-metërsh të shkaktuar nga Frank Kessie në minutën e 53-të.Bergamaskët nuk hoqën dorë nga loja sulmuese edhe pse ishin në epërsi të dy golave dhe kjo strategji u dha të drejtë, teksa pas disa rasteve të humbura shënuan të tretin me Duvan Zapatan në minutë ne 77-të, duke mbyllur përfundimisht sfidën.

Zikaltërit pavarësisht dominimit nu kia dolën të shënonin qoftë një gol. Vazhdon të ketë probleme para portës Lautaro Martinez, por mundësitë për të shënuar i patën edhe Barella e Hakimi, që nuk u treguan sa duhet të saktë në finalizimin. Interi e mbyll fazën e parë të Serisë A në vendin e dytë me 41 pikë, dy më pak se rivalët ndërqytetas (Milani), që u gjunjëzuan nga Atalanta.