(VIDEO) Nuk prek pistën, testohet ulja e avionit të parë në Aeroportin e Kukësit

1370

Punimet për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit vijojnë tashmë prej disa javësh, teksa këtë të mërkurë Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ndoqi nga afër testimin për uljen e avionëve në këtë pistë.

Në pamjet video, duket një avion i cili simulon jo plotësisht uljen për arsye sigurie.

Gjatë fjalës së saj Balluku u shpreh se gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm do të ndërtohen edhe dy aeroporte të tjerë në Korçë dhe Sarandë me standarde ndërkombëtare, që do të jenë më të vegjël por që do ti shërbejnë nevojave të turizmit.

“Deri në ditën e dorëzimit të certifikimit të këtij aeroporti do të përmbushen të gjitha kushtet e nevojshme për një aeroport ndërkombëtar, që do të jetë aeroporti i dytë në territorin e Shqipërisë. Pas pak ditësh do të kemi edhe rezultatet nga gara e aeroportit të Vlorës dhe do ti jepet start negocimit të kontratës, duke nisur kështu edhe procedurën për aeroportin e tretë.

Brenda 4-vjeçarit të ardhshëm parashikojmë të nisim edhe dy aeroporte të tjera. Janë aeroporte ndërkombëtare, por më të vogla që do të akomodojnë nevojat turistike, ai i Korçës dhe i Sarandës”, u shpreh Balluku.


Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.