(VIDEO) Përpihet nga flakët streha e kafshëve të braktisura, më shumë se 30 qen digjen për vdekje

65

Më shumë se 30 qen janë djegur për vdekje në një strehë kafshësh të braktisura në Rusi.

Pronarja e objektit, Galina Volkova, tha se u mundua t’ia dalë mes zjarrit e tymit të dendur dhe arriti të shpëtojë 30 qen. Ajo nuk mundi t’i shpëtojë të tjerët, pasi ndërtesa u përpi e gjitha nga flakët.

Volkova u dërgua në spital sepse kishte nevojë për ndërhyrje urgjente, pasi hyri disa herë në ndërtesën e djegur për të nxjerrë kafshët jashtë.

Policia po heton rastin në fjalë dhe dyshon për zjarrvënie, pasi pranë ndërtesës janë gjetur shishe të mbushura me benzinë, shkruan Daily Mail.

 Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.