(VIDEO) Premton 24 orë ujë deri në 2022 në qendrat urbane”/ Rama: Hera e fundit që përmendet në fushatë

44

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Vaut të Dejës ku ka para nga afër procesin e vaksinimit anti-covid, ku nuk kanë munguar falenderimet ndaj tij.

Rama më pas ka inspektuar edhe punimet për ujësjellësin e rri, ku dhe ka premtuar se kjo do të jetë hera e fundit që në një fushatë elektorale ku premtohet 24 orë ujë.

Sipas tij brenda vitit 2022 do të përfundojnë të gjitha projektet e investimeve për 24 orë ujë në të gjitha qendrat urbane të Shqipërisë.

“Objektivi është i qartë ne jemi në gjendje të themi sot me plot gojën që në gjitha qendrat urbane të Shqipërisë, ne do kemi 24 orë ujë brenda 2022 dhe Tirana brenda 2022 -2023 se është më komplekse.

Kështu që uji është hera e fundit që është term i fushatave elektorale sepse përfundimisht do zgjidhet 24 orë ujë për të gjitha qendrat urbane.

Këtu një herë në zonat që s’ka pasur 24 orë ujë as në kohën e komunizmit do zgjidhet një herë e mirë, është e sigurt”, u shpreh kryeministri.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.