(VIDEO) Roza Lati nuk përmbahet, ‘sulmon’ hapur emisionin e Megi Pojanit: I luajnë fenë duke u fërkuar

128

Roza Lati është një nga vajzat e njohura të showbizzit shqiptar, e cila njihet për origjinalitetin dhe sportivitetin e saj në ekran dhe në jetën reale. Ajo është mjaft e hapur me fansat në rrjete sociale dhe ndan shpesh mendime apo çështje të jetës së përditshme.

Së fundmi moderatorja ka shprehur revoltën e saj kundër Megi Pojanit dhe emisionit që ajo drejton. Roza ka ndarë disa pamje ku Pojani shfaqet pranë me dy meshkuj në emision duke pasur edhe kontakt fizik, çka është e ndaluar në kohë pandemie dhe midis personave që ndodhen në studio duhet të ruhet distanca.

“Ca po ndodh keshtu????? A S’ESHTE LIGJI I BARABARTE PER TE GJITHE???? Jemi ne kohe pandemie dhe jemi nen presion qe denohemi me gjobe nese afrohemi fizikisht ne studio, ne ekran, nderkohe po shoh rubrika – dhe emisione te tjera ne televizione te tjera qe po i lujn fenë duke qene ngjit e ngjit, e duke u preke e ferkuar….. CA DREQIN ESHTE KY MUHABET?????? A s’eshte ligji i barabarte per te gjithe, PO PYES EDHE NJEHERE????!!!!!”, ka shkruar Roza në videon e publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku duket se ka shkëputur një pjesë të performancës së Megi Pojanit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Roza Lati (@roza_lati)

Kjo nuk është hera e parë që personazhe të njohur publikë shprehin mendimin e tyre negativ për Megin, e cila u bë e njohur falë rrjete sociale. /Descript.al/