VIDEO/Shpërthen gazetari: Mjaft u qurravitët për një drogaxhi si Maradona

721

Gazetari Giuseppe Cruciani ka shpërthyer për përjetimin e botës së futbollit për ndarjen nga jeta të legjendës Diego Armando Maradona.

“Kovidi duket të jetë më pak i rëndë, se sa ndarja nga jeta e Maradonës dhe kjo gjë vihet re në të gjithë botën”, e ka nisur emisionin e tij radiofonik Giuseppe Cruciani në Radio 24.

Komenti i tij ka qenë negativ për ceremoninë dhe reagimin, sidomos në Napoli, ndaj vdekjes së yllit argjentinas të futbollit, shkruajnë mediat italiane. Homazhet me portretet e Maradonës, në qytetin jugor italian, kanë shpërfillur edhe masat e rrepta “anti-Covid”, në një situate kaq delikate që ndodhet vendi për shkak të pandemisë.

Mendimit të Kruçianit iu bashkua edhe kolegu David Parenco. “Pa i hequr asgjë Maradonës që është një kampion i madh, një kampion i rrallë, por ka edhe lajme të tjera.”

“Në fakt, as na rr..het fare, trego të vërtetën. Pak më parë sapo më thoje, se përse duhet të emocionohemi kaq shumë, kur vdesin 700/800 mijë njerëz në ditë. Përse u dashka me pas këtë reagim. Pak më parë, a po më thoshe përse duhet të bëjmë kështu për një drogaxhi, kokainoman, a më the nuk qahet një njeri i tillë.”

Reagime të tilla ka pasur edhe në Shqipëri,  ku Sekretari i Çështjeve ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata e cilësoi Maradonën pikërisht si një drogaxhi dhe pa asnjë vlerë, ndërsa theksoi se covidi po merr shumë jetë njerëzish dhe qëndrimi nuk është i till si ai ndaj Maradonës.

LEXO EDHE:

Në djall drogaxhiu Maradona! Po na vdesin të njohurit, miq e të afërm dy hapa larg nesh