VIDEO/ Shqipe kërkon rikthimin në “Për’puthen”: Nuk e keni idenë çdo shihni

228

Shqipe Hysenaj është një nga vajzat më të komentuara në showbizizn shqiptar. Ajo spikati për pjesëmarrjen e saj në emisionin “Për’puthen” ku kishte shkuar për të gjetur partner. Mirëpo, pas debateve të shumta në studion televizive, të cilat degradonin deri në banalitet, produksioni vendosi të largojë Shqipen.

Pas largimit nga emisioni ajo ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale ku ka treguar jo rrallëherë opinionet e saj për ngjarjet në emision, ndërsa së fundmi ka treguar se do dëshironte të kthehej në spektakël për të treguar disa të vërteta.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në ‘Instagram Story’, Shqipe u shpreh se do të kthehej sërish, duke premtuar surpriza.

Shqipe, shko si e ftuar tek “Për’puthen” dhe thuaj 2 fjalë për Tean se e meriton të marrë një mësim të mirë.”, i shkruan një ndjekës/e.

 

“Nuk të gënjej, kam shumë dëshirë të shkoj dhe kam akoma më dëshirë sikur të ishin të gjithë. Por kur them të gjithë, nga fillimi i emisionit e deri më sot. Nuk e keni ideni çfarë do kishit parë!”, është shprehur ajo duke qeshur.

 Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.