VIDEO/ Shqipëria e Edi Rejës ka harruar si bëhet goli, kthehet ‘duarthatë’ nga Lituania  

106

Shqipëria ka harruar të shënojë. Pas Kazakistanit kuqezinjtë e Edi Rejës kanë dalë duarthatë nga Lituania ku mori një barazim pa gola 0-0.

Në këtë ndeshje kombëtarja shqiptare jo vetëm që nuk shënoi për 90 minuta, por humbën 0-1. Mbrojtja me 5, nuk pëson shumë, por golat kuqezi, mungojnë…

Taulant Seferi pati dy raste të arta, por të dyja u pritën nga portieri vendas.

Lituania nuk rrezikoi dot portën e Shqipërisë, madje niveli që treguan ishte mjaft i dobët.

Shqipëria ka vetëm 5 pikë pas 4 ndeshjeve në UEFA Nations League, një tregues negativ ky për kuqezinjtë duke pasur parasysh edhe nivelin që kundërshtarët kanë treguar në fushën e lojës.