(VIDEO) Situata në Rinas, Rama lexon sms e një qytetari: Kam gruan me tumor, duhet ta çoj në Itali

258

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të enjte në Dropull ku ka zhvilluar një takim me banorë të kësaj zone. Gjatë fjalës së tij Rama nuk ka lënë pa përmendur situatën në aeroportin “Nënë Tereza”, ku ka treguar edhe mesazhin që një qytetar nga Vlora i ka shkruar.

“Një qytetar më shkruante që kishte gruan me tumor dhe kishte takimin e radhës dhe nëse do të humbte takimin i duhej një muaj për të pritur.

E kuptoni se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta, prej ditësh kanë bërë një plan dhe menduan se do të kapeshim ne gafil.

Kanë menduar se deri në 25 prill mos të vaksinohej asnjë person dhe të shpërthente një revoltë dëshpërimi.

E mendoni se sa afër është kthimi mbrapa, për të marrë peng drejtësinë, peng shtetin“, tha Rama.

Ai akuzoi presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Berisha si dy personat që qëndrojnë pas bllokimit duke shtuar se për vaksinat do të pritet dhe 10 ditë te tjera.

“U bllokua aeroporti i vendit, u bllokua ardhja e vaksinave. E gjithë nata ishte pa gjumë për të mbajtur vaksinat aty që të mos shkonte në vend tjetër.

Se nuk është si treg që shkon i gjen dhe i thua mi mbaj se do vij prapë nesër.

Tani do duhet të presim një javë apo 10 ditë për sasinë e vaksinave.

Kjo sepse Iliri dhe Saliu janë gati aty për t’u futur në shtëpinë e gjithsecilit”, u shpreh kryeministri.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.