(VIDEO) Tiranë/ Sipërfaqja pranë banesave përfshihet nga flakët, qytetarët në panik

91

Rënia e zjarreve këtë periudhë ka qenë një situatë me të cilën jemi hasur shpesh këtë sezon veror. Sipërfaqe pyjore shpesh janë përfshirë nga flakët duke dëmtuar zonat e gjelbra si në veri dhe në jug të vendit.

Në redaksinë e Descript.al disa banorë kanë dërguar pamjet, ku një sipërfaqe në zonën e Priskës në Tiranë është përfshirë nga flakët. Të shqetësuar nga zjarri, i cili ndodhet shumë pranë banesave qytetarët janë panikuar.

Ende nuk dihet nëse zjarrëfiksja ka mbërritur në zonën e përfshirë nga flakët apo po punohet për gjetjen e një zgjidhje nga autoritetet përkatëse. /Descript.al/