Video/ Trafik rekord në Paris para se të niste izolimi i vendit për shkak të Covid-19

65

Trafiku rreth Parisit arriti nivele rekord vetëm disa orë para se një bllokim i ri kombëtar të hynte në fuqi në të gjithë Francën.

Sipas BBC, trafiku u shtri rreth 700 km në rajonin e Ile-de-France herët të enjten në mbrëmje, njoftoi media lokale.

Masat e bllokimit hynë në fuqi në mesnatën e së Premtes (23:00 GMT) për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Njerëzit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi përveç rasteve kur duhet të dalin për punë thelbësore ose për arsye mjekësore.

Presidenti, Emmanuel Macron tha se vendi rrezikon të “mbytet nga një valë e dytë që pa dyshim do të jetë më e vështirë se e para”.

Vdekjet ditore Covid-19 në Francë janë në nivelin më të lartë që nga Prilli. Ditën e enjte, autoritetet raportuan 47,637 raste të reja dhe 250 vdekje të reja.

Mediat franceze raportojnë se shumë parisianë janë larguar nga qyteti dhe apartamentet e tyre shpesh të vogla,  për të kaluar periudhën e izolimit në fshat.

/Descipt.al/