VIDEO/ Trump ngre sytë lart: Ekziston vetëm një person më i famshëm se unë dhe ai është…

223

Donald Trump ka vazhduar fushatën e tij politike dhe ditën e enjte foli para besnikëve në Karolinën e Veriut.

Sërish deklarata e tij bëri bujë kudo.

Presidenti Trump tha se dikush e kishte konsideruar si njeriun më të famshëm më botë. Por ai plot ‘’modesti’’ ishte përgjigjur:

‘’Jo, nuk jam unë. Ekziston vetëm një person, në të kaluarën dhe në të tashmen, më i famshëm se unë dhe ai është i biri i Zotit të Krishterë.’’

Ky ishte një fjalim i goditur në këtë shtet ka shumë besimtarë të krishterë.

Edhe pse disa sondazhe tregojnë se paraardhësi i tij, Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle Obama, janë ndër njerëzit me më shumë popullaritet në Shtetet e Bashkuara, Trump tha se ai renditet i dyti pas Jezu Krishtit.

Trump tha:

‘’Nuk po rrezikoj. Hej, nuk kam asnjë argument. Jezus Krisht…Më lejoni të shikoj lart dhe do t’ju them…Nuk është as afër.’’

Ndërsa në fund ngriti sytë nga qielli.

/descript.al/