Tifozët e futbollit janë mbledhur në vendin e lindjes të Diego Maradonës, në Argjentinë, pasi ikona e këtij sporti vdiq në moshën 60-vjeçare. Mbështetësit u mblodhën në Buenos Aires, për t’i bërë homazhe kapitenit fitues të Kupës së Botës.
Homazhe për Maradonën u mbajtën gjithashtu edhe në Napoli, ku ai kaloi shtatë sezone me skuadrën e Napolit.
Maradona ndërroi jetë të mërkurën në shtëpinë e tij në Tigre, afër Buenos Airesit, pas një sulmi në zemër.
Gjatë karrierës si futbollist, Maradona ka luajtur për klube, si Barcelona dhe Napoli, ndërsa ishte kapiten i Argjentinës në fitimin e Kupës së Botës në vitin 1986.