(VIDEO) Vaksinohet ekipi i urgjencës dhe Skënder Brataj, Manastirliu: Së shpejti përfundon procesi për bluzat e bardha

67

Vijon vaksinimi antiCovid në vendin tonë, ku këtë të martë ka nisur në stadiumin “Air Albania” vaksinimi i stafit i Urgjencës Kombëtare, mes tyre edhe kreu i urgjencave dr. Skënder Brataj.

Ky proces është ndjekur nga afër nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila u shpreh se sot janë planifikuar rreth 500 vaksinime për bluzat e bardha.

“Po vijojmë intesivisht me të gjithë ekipet tona. Po përfundon QSUT, Urgjenca Kombëtare, spitali Dibrës, Krujës, sot vetëm tek Arena Kombëtare vaksinohen më shumë se 500 punonjës të shëndetësisë, ndërkohë që vijon vaksinimi edhe për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Jemi në një moment pune intesive”, tha Manastirliu.-u shpreh Manastriliu, teksa kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërër thirrje për kujdes edhe nga personat që deri më tani kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës, pasi mbrojtja më e sigurtë është pas aplikimit të dozës së dytë.

“Vaksina të siguron mbrojtje, do presim edhe 21 ditët që të bëjmë dozën e dytë. Por midis këtyre dy vaksinave duhet të vijojmë të ruhemi”, tha Brataj

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.