Vllaznia ka marrë një tjetër fitore me vlera, teksa ka mposhtur Teutën me rezultatin 1 me 0. Kaq ka mjaftuar që shkodranët të shkëputen akoma më shumë në krye të Superiores.
Ndeshja ishte e dominuar nga skuadra shkodrane deri në minutën e 59-të, kur Hoxhaj zhbllokoi rezultatin duk i dhënë tri pikë Vllazninë.
Nga minuta e 65-të kur mbetën në inferioritet numerik, skuadra shkodrane u detyrua të menaxhojë avantazhin, gjë që e bëri mirë deri në fund.
Me këtë fitore, skuadra e Vllaznisë kalon një kundërshtar shumë të fortë, duke fituar më tepër besim te kjo udhëheqje, që po i bën kampionatit në këto 13 javë.