(VIDEO) Zgjidhet ngërçi, ministrja Balluku tregon kur nisin fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza”

161

Puna në aeroportin “Nënë Tereza” do nis normalisht nga dita e nesërme.

Deklarata është bërë nga ministrja Belinda Balluku në një deklaratë për mediat, por pa specifikuar se si do të sigurohet stafi që do të punojë në kullën e kontrollit ajror.

Sipas saj, këtë të enjte do të nisin fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore.

Balluku gjithashtu bëri me dije se dërgesa e vaksinave që pritej të mbërrinte ditën e djeshme, do të mbërrijnë në vendin tonë, sot në orën 15.

‘Do të nisin fluturimet esenciale, që përfshijnë fluturimet humanitare, emergjente, ushtarake dhe ju njoftoj se kemi arritur të ruajmë sasinë e vaksinave të konsiderueshme. Do të vijë sot rreth orës 3 pasdite dhe do të fillojë shpërndarja. Dua të informoj të gjithë qytetarët që do të jetë e pamundur në këto momente që të kemi fluturime komerciale, por është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi. Nesër në orët e para të mëngjesit do të kemi situatë normale të fluturimeve ’- tha Balluku.