(VIDEO) Ziver Veizi “Dëshmor i Atdheut”, familjarët: Është më e pakta, Rama ka 10 vjet që premton zbardhjen e “21 janarit”

187

Familjarët kanë depozituar një kërkesë në këshillin e qarkut Gjirokastër ku kanë kërkuar që Ziver Veizi të shpallet dëshmor i atdheut, kryetarja Lindita Rova ka marrë parasysh kërkesën dhe pritet në mbledhjen e radhës të miratohet kërkesa.

Familjarët, mbesa e Ziverit, Zamira Veziri e pyetur nga  “Faxnews” se Kryeministri Rama ne 2013 ka premtuar zbardhjen e 21 janarit por ende është bërë asgjë, ajo është shprehur se shpresa vdes e fundit dhe besojnë se do të zbardhet.

Rova u shpreh se këshilli i qarkut në Gjirokastër ka miratuar propozimin e ardhur nga familjarët e Ziver Veizit për ta shpallur atë dëshmor të atdheut. Ndërsa shtoi se kjo kërkesë i ka kaluar Komisionit zgjedhor të shpalljes së të dëshmorëve të atdheut dhe pritet që të kërkesa e tyre të  merret parasysh.

“Kemi ardhur për të kujtuar Ziver Veizin, po sivjet vijmë pak më ndryshe këshilli i Qarkut Gjirokastër ka miratuar propozimin e ardhur nga familja e Ziver Veizit për ta shpallura të dëshmor të atdheut me miratim të tij dhe me hartimin e dosjes së plotë dorëzuar pranë Komisionit zgjedhor të shpalljes së të dëshmorëve të atdheut.

Të shpresojmë se komisioni do të marri parasysh kërkesën e bërë nga këshilli i qarkut. I paharruar të jetë Ziveri edhe tre të tjerët që ranë kaq padrejtësisht më 21 janar. Të paharruar!” – shpreh kryetarja Lindita Rova.

Mbesa e Ziveri Veizit, Zamira Veziri shprehet se kanë plot 10 vjet që presin por drejtësia ende nuk është vënë në vend. Ajo shprehet se shpresa vdes e fundit.

“Ka dhjetë vite që ne presim drejtësi gjatë këtyre viteve por enden drejtësia nuk është vendosur në vend, shpresa gjithmonë vdes e fundit. Ne shpresojmë se drejtësia do të bëjë punën e vetë. E vlerësojmë shumë këshillin e qarkut si institucion dhe kryetarin këshillit të qarkut për vlerësimin me titull të xhaxhait tonë. Kjo është më e pakta që mund të bëjnë por gjithsesi ne e marrim si një vlerësim të çmuar”- theksoi Zamira Veziri